​​Haradinaj: Kënaqësi të jem sot në lojën e yjeve Xhaka dhe Rashica
BKT
Sport

​​Haradinaj: Kënaqësi të jem sot në lojën e yjeve Xhaka dhe Rashica

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se futbollistë së bashku me njerëz të artit e kulturës, sot janë të gjithë Dardanë, për të shënuar Ditën e Çlirimit të Prishtinës, me një lojë në fushën e gjelbër.

“Stadiumi i Prishtinës “Fadil Vokrri” është shndërruar në vend gëzimi e krenarie. Futbollistë së bashku me njerëz të artit e kulturës, sot janë të gjithë Dardanë, për të shënuar Ditën e Çlirimit të Prishtinës, me një lojë në fushën e gjelbërt, lojë futbolli. Kënaqësi të jem sot në Lojën e Yjeve, Granit Xhaka vs Milot Rashica.  Faleminderit që po na bashkoni! Urime dita e Çlirimit, Prishtinë!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.