Haradinaj: Dëshirojmë të jetojmë me vendet e lira dhe jo të izoluar
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se qytetarët e Kosovës janë të interesuar të jetojnë në fqinjësi të mirë me Serbinë, e cila duhet ta harrojë tregun e vendit tonë duke mos e njohur ekzistencën e shtetit të Kosovës.
(E plotësuar)Haradinaj këto komente i bëri në 20 vjetorin e çlirimit të Komunës së Pejës dhe Deçanit, ka marrë pjesë në përurimin e sheshit "Shkëlzen Haradinaj", zbulimin e shtatores së Heroit të Kombit Gjeneral Major Shkëlzen Haradinaj dhe Obeliskut të 183 dëshmorëve nga Komuna e Pejës.
Haradinaj ka kujtuar vëllain e tij, Shkëlzenin si një njëri trim dhe që ka luftuar deri në frymën e fundit për atdheun e tij.
Kreu i Qeverisë ka deklaruar se dëshirojnë të jetojnë të lirë dhe jo të izoluar. Ai tha se dëshirojnë të bëhen pjesë e popujve të lirë.
Haradinaj ka kujtuar të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e vendit, duke përmendur edhe rezistencën paqësore të popullit të udhëhequr nga LDK dhe ish-presidenti historik, Ibrahim Rugova.
Kreu i Qeverisë tha se si Dukagjin e kanë dhënë provimin në kohën e luftës, pasi sipas tij Dukagjini nuk e kishte lënë vetëm Drenicën, familjen Jashari.
Ai tha se kurrë nuk do të lënë vetën, popullin, të drejtën, por as kurrë nuk do të tradhtojnë miqtë dhe aleatët.
Një fjalë rasti e ka mbajtur edhe ish presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, i cili tha se ka veç një dëshirë.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se për komunën që ai e drejton përmendorja dhe obelisku përveç që janë obligim janë edhe nder.
Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka kujtuar heroin Shkëlzen Haradinaj, për të cilin tha se deri në fund luftoi për lirinë e vendit.
Heroin Shkëlzen Haradinaj, e ka kujtuar edhe gjenerali Gëzim Osdreni, për të cilin tha se ishte frymëzim për të gjithë ushtarët.























