09:24 / 17.06.2019
VIDEO-Arsimi në kampe të refugjatëve ruajti vazhdimësinë e mësimeve
RTKlive
Këtë vit janë mbushur 20 vjet nga organizimi i mësimit në kampet e refugjatëve në Shqipëri dhe Maqedoni.
Agim Hyseni ish-kryetar i SBASHK-ut, njëherit koordinator i atëhershëm tha se arsimin e mbajnë gjallë arsimtarët.
Hyseni në të kohë ishte ne Barcelonë që ishte si profesor vizitor. “SBASHK-u ka qenë organizata e vetme që bëri këtë plan”, tha Hyseni sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij ka pasur shumë vështirësi të mëdha për të organizuar mësime në kampe të refugjatëve. Ai tha se vështirësitë kanë qenë të natyrave të ndryshme. “Në fillim kemi pasur shkollë me 24 tenda”, deklaroi ai.























