15:40 / 17.06.2019
LDK merr vendim: Borovci dhe Abrashi të tërhiqen nga gara
Kryesia e LDK-së mori vendim që Hazir Borovci dhe Arban Abrashi, të përmendur në terren për kryetar të Degës III në Prishtinë, të tërhiqen nga gara për kryetar të Degës, me qëllim që t’i kthehet normaliteti procesit të zgjedhjeve brenda LDK-së.
“Me pjesën e mbetur të procesit zgjedhor në Degën III do të udhëheqë Kryesia Qendrore e LDK-së”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kryesisë e udhëhequr nga kryetari Isa Mustafa, ku u analizua edhe situata e krijuar në disa degë të LDK-së gjatë procesit zgjedhor.
“Theks i veçantë u është kushtuar zhvillimeve të fundit në Degën III në Prishtinë, me ç’rast Kryesia rithekson se sjelljet e dhunshme dhe pamjet e tilla janë mënyra dhe metoda të papranueshme për LDK-në”.























