Aviacioni i Kosovës do ta hetojë incidentin e aeroplanit Prishtinë-Basel
BKT
Lajme

Aviacioni i Kosovës do ta hetojë incidentin e aeroplanit Prishtinë-Basel

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës ka kërkuar një raport të detajuar nga kompania ajrore “ALK Airlines” për të filluar hetimet mbi incidentin që ndodhi dje gjatë fluturimit Prishtinë-Basel.

AAC tha se ka bërë inspektime edhe të kësaj kompanie dhe se nuk ka vërejtur ndonjë parregullsi.

“AAC ka trajtuar dhe trajton çdo herë shqetësimet e ngritura nga cili do person juridik apo fizik dhe merr masa parandaluese përmes inspektimeve të rregullta. Një prej inspektimeve të bëra është realizuar edhe në këtë kompani ajrore dhe gjatë këtyre inspektimeve nuk janë vërejtur parregullsi në pajisje apo përgatitje të personelit të aeroplanëve, të cilët do të mund të paraqesin ndonjë rrezikim të sigurisë së fluturimit”.

Aviacioni i Kosovës tha se aeroplanët në mbarë botën para futjes në shfrytëzim nga operatoret ajrorë kalojnë një sërë testesh për të përballuar ngarkesat e mundshme të shkaktuara nga erërat e fuqishme dhe lëvizjet vertikale të presionit ajror (turbulencat).

Për të parë incidentin që ndodhi


MË SHUME NGA Lajme