Klubi i Karatesë “Sharri” me 30 medalje
BKT
Sport

Klubi i Karatesë “Sharri” me 30 medalje

Në Podujevë është mbajtur Turneu Memorial “Rrahim Curri dhe Behar Begolli”.

Klubi i Karatesë nga Ferizaj “Sharri”, sërish ka dalë të jetë kubi më i trofeshëm, pasi ka fituar 30 medalje dhe tri kupa.

Garuesit e këtij klubi kanë fituar 12 medalje të arta, 8 të argjendta dhe 10 të bronzta, po ashtu ka fituar tri kupa, si klubi më i suksesshëm i turneut dhe klubi më masovik vendor.

Fituesit e medaljeve të arta:

Fatijon Bajrami, kampioni dyfishtë kata - kumite, Debora Hetemi, Lejla Beqiri, Lijana Isenin,  Lis Nuha,  Haris Maloku, Kemajl Kashtanjeva,  Arjana Qallaku,  Era Haxhiu  Artiol Shaqiri dhe Altin Maloku. 

Të argjendtë:

Reald Emerllahu,  Luan Shaqiri,  Reald Emerllahu,  Blinera Avdia,  Elona Beqiri,     Edi Haziri,  Leon Azemi dhe Hekuran Sojeva. 

Të bronztë:

Anuar Krasniqi,  Amela Mehmeti, Ensar Baca,  Albiona Baliu, Olta Brahimi,  Blend Bislimi, Vesa Shaqiri, Driad Muhaxheri, Rona Emerllahu dhe  Artiol Shaqiri.