14:15 / 18.06.2019
Helikopteri shpëton nga flakët 10-vjeçaren
Një apartament në afërsi të qendrës në Elbasan është përfshirë nga flakët këtë të martë.
Si pasojë e zjarrit të rënë kanë mbetur të izoluar banorët e pallatit, duke rrezikuar jetën.
Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve shuarja e flakëve ka qenë e pamundur. Si rrjedhojë është dashur ndërhyrja e një helikopteri shpëtimi të Forcave Ajrore.
Gjatë ndërhyrjes është bërë e mundur evakuimi I një fëmije, I moshës 7 vjeç, e cila kishte mbetur e bllokuar në katin e 10 të pallatit.
Falë bashkëpunimit me Shërbimin zjarrfikës të qytetit të Elbasanit, vajza u evakuua dhe gëzon shëndet të plot./vp/























