Jozefina Topalli: Një demokrat nuk djeg as mandate, as shkolla
BKT
Shqipëri

Jozefina Topalli: Një demokrat nuk djeg as mandate, as shkolla

Jozefina Topalli ka reaguar pas situatës së tensionuar që u krijua në Shkodër ku përfaqësues të PD i vunë flakën ambjenteve të shkollës Shejnaze Juka.

”Djegia e shkollës nuk është historia e Shkodrës. E kundërta është historia e këtij qyteti. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 3 dekada. Një demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Një demokrat i vërtetë nuk hedh as molotov as ka frikë nga zgjedhjet”, shkruan Topalli në facebook.

Statusi i plotë

Djegia e shkollës nuk është historia e Shkodrës.
E kundërta është historia e këtij qyteti.
Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 3 dekada.
Një demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Një demokrat i vërtetë nuk hedh as molotov as ka frikë nga zgjedhjet.
Demokratët nuk kanë patur frikë në ‘97 kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat.
Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e democracisë. Partia demokratike lindi si ëndërr e lirisë dhe e të drejtës me votu.
Ai që mendon se do pengojë të drejtën e votës nuk është demokrat.
Shqiptarët duan paqe.
3 milion shqiptarë nuk mund të mbeten gjatë peng të 4-5 vetev.


MË SHUME NGA Shqipëri