13:14 / 19.06.2019
Shkodra takoi drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës
RTKlive
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Selami Shkodra sot takooi drejtorin e përgjithshëm të policisë së Kosovës z.Rashit Çalaj
"Sot takova drejtorin e përgjithshëm të policisë së Kosovës z.Rashit Çalaj ku bashkëbiseduam për situatën e sigurisë në vend dhe në veçanti për luftën kundër krimit të organizuar.E përgëzova drejtorin dhe policinë e vendit për aksionet e njëpasnjëshme në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe bashkëbiseduam për intensifikimin edhe më shumë të luftës kundër krimit të organizuar dhe të gjitha dukurive negative. Kosova dhe siguria e vendit e para dhe askush nuk do të tolerohet që guxon të sfidon rendin dhe ligjin", ka shkruar ai.























