​​Legjenda Lothar Matthaus shkel në stadiumin ‘Fadil Vokrri’
BKT
Sport

​​Legjenda Lothar Matthaus shkel në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, po qëndron në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.

Edhe pse ende nuk dihet arsyeja e ardhjes në Kosovës për ish kampionin e Bundesligës me Bayern Munich dhe Serie A me Interin, ai këtë vizitë e ka shfrytëzuar për të takuar drejtuesit e FC Prishtinës.

Pas takimit me FC Prishtinës, Matthaus ka zbritur në fushën e stadiumit ‘Fadil Vokrri’, aty ku Kosova po shkruan historinë.

Në ‘Fadil Vokrri’, disa lojtarë të rinj të FC Prishtinës kanë pasur rastin të takojnë Matthaus, i cili me gjasë u ka dhënë ndonjë mesazh të rëndësishëm në hapat e parë të karrierës.