17:46 / 19.06.2019
Ekskluzive: RTK transmeton ndeshjet e Feronikelit në Champions
RTKlive
Radio Televizioni i Kosovës (RTK), vazhdon me ekskluzivitete të ngjarjeve të mëdha në sportin vendor dhe ndërkombëtare, raporton RTKlive.
RTK do të transmetoj ndeshjet e Feronikelit në Ligën e Kampionëve. Kampioni i Kosovës misionin në elitën e futbollit evropian e nis me 25 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të përballet me Linkoln Red të Gjibrlatarit.
Producenti ekzekutiv i programit te sportit në RTK, Blerim Vuniqi përmes llogarisë së tij në Facebook, ka konfirmuar marrëveshjen e arritur mes klubit nga Drenasi dhe RTK-së për transmetimet e ndeshjeve të ‘Niklit’ në Evropë.
“Është arritur marrëveshja ndërmjet KF”Feronikeli” me Radio Televizionin e Kosovës,për transmetimin e ndeshjeve në Evropë”, ka shkruar Vuniqi.























