`Viktimat e dhunës seksuale në kërkim të drejtësisë edhe pas kaq viteve`
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reqica, ka thënë se populli i Kosovës ka përjetuar një luftë të padrejtë.
Sipas tij kjo është një luftë e cila nuk ka kursyer askënd nga të bëmat çnjerëzore, veçanërisht ndaj civilëve të pafajshëm.
“Kategoria që më së shumti e ka vuajtur plagën e luftës së fundit në Kosovë janë viktimat e dhunës seksuale, të cilat edhe pas kaq vite përfundimi të luftës, janë në kërkim të drejtësisë”.
“Në ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, theksojmë edhe njëherë rëndësinë dhe përkushtimin tonë si institucione dhe shoqëri që kjo kategori të trajtohet dinjitetshëm, të mos vazhdojë të margjinalizohet edhe më tej dhe kryesit e krimeve të vihen para drejtësisë”, ka shkruar Reqica në rrjetin social Facebook.























