Mustafa përgëzon Veselin për largimin e zyrtarëve të korruptuar
BKT
Lajme

Mustafa përgëzon Veselin për largimin e zyrtarëve të korruptuar

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Qemajl Mustafa, ka përgëzuar Kadri Veselin për vendimin që t’i largojë nga detyrat zyrtarët e akuzuar për krim, korrupsion dhe nepotizëm.

Ish-kryetari i Gjilanit me këtë rast tha se e vërteta dhemb por shëron.

Postimi i plotë në 'facebook':

E vërteta dhemb por shëron

E përgëzoj Kryetarin Veseli për vendimin që të akuzuarit për krim, korrupsion, tejkalim të detyrave zyrtare dhe për nepotizēm t'i pezullojnë detyrat e tyre publike në parti e në institucione. 
Vetëm ata që sot e çdo ditë të ardhëshme i qëndrojnë pranë këtij vendimi, janë argatë të pastrimit të "oborrit" tonë e pastaj edhe të shoqërisë tonë në tërësi.
E vërteta shpesh dhemb shumë por ajo edhe shëron qëndrueshëm.


MË SHUME NGA Lajme