“Fekir nuk i duhet Liverpoolit”
BKT
Sport

“Fekir nuk i duhet Liverpoolit”

Legjenda e Liverpoolit, John Barnes mendon se mesfushori i Lyonit, Nabil Fekir nuk i duhet ekipit të `reds`.

Shumë njerëz mendojnë se Liverpoolit i duhet një tjetër mesfushor i fortë. Që nga largimi i Coutinho-s nga Liverpooli te Barcelona, mesfusha e Liverpoolit ende nuk është rikthyer në formën e saj më të mirë.

“Duke shikuar si luajti Shaqiri këtë sezon, ai do të ishte një super lojtar për ndeshjet e ardhshme”, tha ai.         

“Do të ishte mirë për skuadrën, mirëpo nuk mendoj se Liverpoolit i duhet ai”, përfundoi Barnes.

Fekiri sezonin e kaluar ka shënuar 12 gola dhe kishte 9 asistime për ekipin francez Lyon.