18:40 / 20.06.2019
Milani në Madrid, kërkon mesfushorin e Realit
Drejtuesit e Milanit po tregohen mjaft aktiv në këtë afat kalimtar të verës.
Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban do të udhëtojnë drejt Madridit, për të nisur bisedimet me Real Madridin, për transferimin e Dani Ceballos.
Reali e ka vënë në shitje 21-vjeçarin që nuk ka më vend në ekipin e Zinedine Zidane, por kërkon së paku 40 milionë euro, shifër të cilën te Milani nuk kanë mundësi ta paguajnë direkt.
Prandaj Madlini me Bobanin shpresojnë që në bisedime me Florentino Perez, ta bindin atë ta lejojë futbollistin të transferohet në formë huazimi, e më pas ta blejnë në përfundim të stinorit tjetër.
Ceballos pëlqehet shumë nga trajneri i sapoemëruar te Milani, Marco Giampaolo.























