City mposht rivalin e qytetit, siguron shërbimet e mbrojtësit
BKT
Sport

City mposht rivalin e qytetit, siguron shërbimet e mbrojtësit

Pas rinovimit me Aleksandr Zinchenko dhe konfirmimit të Kyle Walker, Manchester City është shumë pranë firmës me Harry Maguire.

Mbrojtësi i Leicester City po kërkohet me mjaft ngut nga kampionët e Premier League. Madje sipas "Daily Star", anglezi është pranë firmës me ekipin e Pep Guardiolës dhe në orët e ardhshme pritet të kryej vizitat mjekësore.

Për të firmosur me Maguire, City duhet që të mposht konkurencën e rivalëve të qytetit, Manchester United dhe për këtë fakt ka depozituar një ofertë prej 65 milionë funtesh në dyert e "dhelprave", raporton oranews.

Kjo nuk është hera e parë që City bën pazar te Leicester, ku në merkaton e verës së shkuar firmosi me talentin algjerian, Mahrez.