20:20 / 20.06.2019
Rama flet në Shkodër: Berisha, Basha e Meta janë në hall
rtklive.com
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili njëherësh është edhe lider i Partisë Socialiste, ka thënë se Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe disa të tjerë janë në hall, meqë e dinë që drejtësia mund të merret me ta.
Rama megjithatë ka folur mbrëmjen e të enjtes në Shkodër, në mitingun e partisë tij, por një organizim që zgjoi reagime në këtë qytet, ku kryebashkiakja Voltana Ademi dhe qytetarë të tjerë u konfrontuan me Policinë.
"Ata kanë hall. Janë haxhiqamilët e rinj të Shqipërisë, që thonë sa të kemi Voltanën nuk pyesim as për SHBA-në e as askën", ka thënë Rama, duke përsëritur se zgjedhjet me 30 qershor do të mbahen.
Ai ka thënë se nuk do t'u lirohet rruga atyre që sot po e pengojnë Shqipërinë.























