21:21 / 20.06.2019
Mbyllja e mitingut të PS shoqërohet me përplasje polici-protestues
Është mbyllur mitingu i Partisë Socialiste në Shkodër, ashtu si edhe protesta e opozitës.
Policia ka mbajtur për disa minuta, pas mbarimit të fjalimit të Edi Ramës, kordonin që ndante protestuesit me mbështetësit e Qeverisë, shkruan Top Channel.
Aktualisht situata paraqitet e qetë në Shkodër.























