Shqipëria miraton strategjinë për migracion
BKT
Shqipëri

Shqipëria miraton strategjinë për migracion

Për herë të parë Këshilli i Ministrave ka miratuar Strategjinë Kombëtare për Qeverisjen e Migracionit dhe Planit të saj të Veprimit 2019 – 2022, e cila është në përputhje me planin e veprimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2018 – 2024.

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, ka njoftuar se ky vendim ka si qëllim përmirësimin e kuadrit ligjor në fushën e migracionit dhe përafrimin e tij me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.

“Integrimi i çështjeve të migracionit në një dokument të vetëm politik erdhi si domosdoshmëri për plotësimin e mangësive të hasura si dhe adresimin e suksesshëm të politikave të migracionit gjatë viteve të kaluara, me qëllim konsolidimin e strukturave të menaxhimit dhe koordinimit të migracionit, pasi deri më tani dokumentet strategjike për migracionit kanë synuar vetëm forcimin e kapaciteteve institucionale” ka shkruar ministri Majko në rrjetin social Facebook.

 

Sipas tij objektiv i kësaj strategjie është qeverisja e efektshme e migracionit në Shqipëri duke trajtuar sfidat që rezultojnë nga lëvizjet migratore me synim rritjen e ndikimit të migracionit në një zhvillim më të mirë të migrantëve dhe shoqërisë shqiptare.

“Gjithashtu kjo strategji parashikon edhe krijimi i një mekanizmi institucional për koordinimin e punës dhe ndarjen e kompetencave ndërmjet ministrive përgjegjëse në këtë fushë, duke lehtësuar kështu raportimin dhe monitorimin e progresit në përmbushje të kërkesave për anëtarësim në BE, ka shtuar Majko.


MË SHUME NGA Shqipëri