Vuçiq e ka ditur për takimin sekret në Berlin, thotë se vetë e çoi Gjuriqin
BKT
Lajme

Vuçiq e ka ditur për takimin sekret në Berlin, thotë se vetë e çoi Gjuriqin

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, ka shkuar në Berlin në takim me delegacionin e Prishtinës për ta përgatitur takimin e Parisit, por megjithatë takim nuk do të ketë, ka thënë sot kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq u ka thënë gazetarëve në Minsk se Gjuriqin e ka dërguar në atë takim dhe kjo nuk është kurrfarë fshehtësie.

“Nuk ka kurrfarë fshehtësie, kjo është përgatitje para Parisit. Marko Gjuriqin e kam dërguar në përgatitje të këtij takimi dhe i kam thënë që Serbia të jetë konstruktive, se duam vazhdimin e dialogut dhe të hiqen taksa, por shqiptarëve as që u shkon ndërmend dhe nuk ka rezultat”, ka thënë Vuçiq.

Sipas Vuçiqit, gjermanët e francezët e kanë kuptuar mirë se kush nuk do dialog dhe kush po e frenon dhe kush do të dëshironte që në vend të Evropës dikush tjetër të merret me dialogun.

“Ne nuk themi se ai dikush tjetër nuk duhet të pyetet, ne vetëm themi se nuk bën që vetëm ai të pyetet. Fjala është natyrisht për SHBA-në”, ka thënë Vuçiq, transmeton “Danas”.

 


MË SHUME NGA Lajme