17:19 / 21.06.2019
Ndërron jetë ish-luftëtari I UÇK-së Mustafë Hoxha
Ka ndërruar jetë ish- luftëtari i UÇK-së dhe veprimtari politik, Mustafë Islam Hoxha.
Mustafë Hoxha ishte ndër luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga fillimi i luftës frontale me forcat serbe në Zonën e Pashtrikut. FamiljaHoxha me prejardhje nga Shkoza e Malishevës dhe e vendosur në Arbanë të Prizrenit ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm gjatë luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Për të nderuar kontributin dhe figurën e Mustafë Hoxhës, sonte nga ora 18:00 në Shtëpinë e kulturës “XhemajliBerisha “ në Prizren do mbahet një akademi komemorative. Varrimi i Mustafë Hoxhës bëhet nesër me nderime ushtarake në orën 13:00 në Prizren.























