12:58 / 22.06.2019
Caktohen datat e takimit të drejtuesve te Realit me Pogban
Trajneri i Realit, Zinedine Zidane po pret që Pogba të transferohet në ‘Santiago Bernabeu’ këtë vërë.
Mediat angleze thonë se transferimi i tij do të kryhet në 48 ditët e ardhshme. Dy mbledhjet ku pritet të takohen drejtuesit e Realit me Pogban dhe agjentin e tij do të jenë me datën 1 korrik dhe 13 korrik.
Negociatat e Real Madridit, me drejtuesit e Manchester United po nxiten edhe më shumë nga nënkryetari Jose Angel Sanchez i cili po mundohet ta mposhtë Juven për t’i fituar shërbimet e Pogba-s.























