13:29 / 22.06.2019
Majlinda “rrah” edhe polaken, prek gjysmëfinalen
Kampionia e botës, Majlinda Kelmendi bën edhe një hap të madh në garën për medalje në Lojërat Olimpike “Minsk2019”.
Majlinda ka siguruar gjysmëfinalen pasi mundi polaken, Karolina Pienkowska, në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Majlinda sfidën kundër Pienkowska e fitoi me ippon. Për të kaluar në finale, Majlinda Kelmendi tani duhet të mposht Amandine Buchardin.























