Dy finale Kosovë – Rusi në Minsk të Bjellorusisë
BKT
Sport

Dy finale Kosovë – Rusi në Minsk të Bjellorusisë

Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova janë në pritje të finaleve të mëdha të garave të xhudos në Lojërat e dyta Evropiane “Minsk 2019”.

Kampionia Olimpike Majlinda Kelmendi, në finale do të përballet me rusen, Natalia Kuziutina, kategoria -52 kilogramë.

Ndërkohë, Nora Gjakova, në kategorinë -57 kilogramë, përballet me Daria Mezhetskaia, po ashtu të Rusisë.   

Faza finale zhvillohet prej orës 16:00 me kohën tonë lokale, kurse Majlinda e Nora pritet të luftojnë pas orës 16:30.