15:57 / 22.06.2019
“Barcelona duhet ta blejë Neymarin dhe Griezmanin”
Ish shefi i Barcelonës, Urbano Ortega mendon se Barcelona duhet t’i transferojë yllin e Atletico Madridit, Antoine Greizmann dhe yllin e PSG-së, Neymar.
“Ju mund ta shikoni se Barcelona po e rikthen Neymarin për arsyeje të kualitetit të tij, mirëpo edhe Greizmani është një super lojtar", tha ai.
I pyetur secilin nga këta të dy preferon ai tha: “Më pëlqejnë të dy ata”.
Mediat spanjolle raportojnë se Barcelona e ka marrë seriozisht këtë sugjerim të Ortegas.























