Lokaj: Dy ndeshjet më emocionuese që i kam komentuar në karrierë janë…
Vërtet është ngazëllyese dhe zbavitëse të shikojmë një ndeshje nën komentim pasionant.
Zakonisht komentatorët, si çdo profesion tjetër, e kryejnë punën e tyre në mënyrë rutinore, derisa – edhe ktu si në çdo profesion tjetër – disa e bëjnë më mirë se të tjerët, shkruan Periskopi.
Aty këtu ndonjëherë e kemi rastin të shohim një ndeshje nën komentim që na bën të zgjohemi nga karriget apo orenditë në sallon.
Emocione të tilla përjetojmë kur dëgjojmë Andin Lokajn duke komentuar një ndeshje.
Përballja e Kombëtares së Kosovës kundër Bullgarisë dhe ajo e Zvicrës kundër Serbisë thjesht nuk do të ishin të njëjta nëse nuk do të dëgjohej zëri bombastik i komentatorit më të famshëm në vend.
Periskopi, me rastin e një vjetorit të fitores së Zvicrës kundër Serbisë në Kupën e Botës ku shënuan gol dy kosovarët Granit Xhaka dhe Xhedan Shaqiri, ka kontaktuar me Lokajn për ta pyetur cilat ishin ndeshjet që i ngjallën më së shumti emocione atij gjatë komentimit.
“Ndeshja Zvicër-Serbi ishte më emocionuesja së bashku me Bullgari-Kosovë,” shprehet Lokaj.
“Kam me mijëra komentime, por këto dyja i kam në zemër. Më vjen mirë që të dy këto komentime i kam bërë për RTK-në.”























