Thaçi: Përjetësisht krenar me Majlindën
BKT
Lajme

Thaçi: Përjetësisht krenar me Majlindën

Edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi është shprehur krenar me suksesin e Majlinda Kelmendit në Minsk të Bjellorusisë.

Kelmendi, që në Lojërat Olimpike Evropiane në Bjellorusi fitoi medaljen e artë, nga Thaçi është cilësuar si personifikim i fitores së përhershme dhee historisë së sukesit të Kosovës.

Ky është postimi i Thaçit në Facebook:

Medalja e Artë në Lojërat Olimpike në Minsk ështe historike për Kosovën. Majlinda Kelmendi është personifikim i fitores së përhershme dhe i historisë së suksesit ndërkombëtar të Kosovës. Përjetësisht krenar me Majlindën.


MË SHUME NGA Lajme