Kosova Mposhtet nga Maqedonia Veriore
Kosova U-20 ka pësuar humbje nga Maqedonia Veriore U-20 me rezultat 77:55, në ditën e dytë të turneut të basketbollit në Shkup.
Çereku i parë ishte në favor të Maqedonisë Veriore që e fitoi këtë pjesë 20:11. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, por për një nuancë maqedonasit ishin më të mirë 21:15, dhe duke shkuar në pushim me rezultat 41:26. Perioda e tretë ishte e barabartë deri në minutat e fundit (12:12), por një seri në fund prej 6:0 bën që maqedonasit të fitojnë edhe këtë pjesë 18:12. Çereku i fundit ishte i barabartë me maqedonasit që në fund e fituan këtë pjesë 18:17, duke triumfuar me rezultat të përgjithshëm 77:55.
Kapiteni i “Dardanëve”, Dardan Kapiti u dallua me 18 pikë e gjashtë kërcime, derisa me 12 pikë kontribuoi Erhan Sholla dhe Meriton Ismaili me dhjetë pikë. Te Maqedonasit u dallua Pavle Mihajlovski me 15 pikë.
Kosova dhe Maqedonia Veriore kishin luajtur edhe një miqësore më parë, ku maqedonasit fituan 68:67 në Shkup.























