James: Te Reali disa njerëz kanë shumë pushtet
James Rodríguez është ende në pronësi të Real Madridit, por duket si një martesë e vdekur prej kohësh dhe priten vetëm firmat mbi letrat e divorcit.
Pas fitores së Kolumbisë ndaj Paraguait, të dielën në mbrëmje, numri 10 kolumbian u pyet sërish për të ardhmen e tij, por nuk dha ndonjë sinjal të qartë, edhe pse mjaftoi një deklaratë për të kuptuar zemërimin e tij kundrejt disa prej drejtuesve të Realit.
"Tani po mendoj vetëm për Copa America, nuk e di ende ku do luaj më pas, dua vetëm pak qetësi. Vendimi varet nga Reali.
"Mendoj se ka disa njerëz brenda klubit që kanë shumë pushtet dhe vendosin për gjithçka, ndërsa unë nuk mund të bëj asgjë. Nuk kam biseduar kurrë me Zidane", tha James.
Napoli po këmbëngul për ta blerë, por Reali ka vendosur një çmim goxha të lartë dhe po ashtu paga e lojtarit është pengesë./Telesport/























