10:45 / 24.06.2019
Klubet e mëdha evropiane në garë për Pepen
Livepooli dhe United kanë hyrë në garë për lojtarin e Lille, Nicholas Pepe.
Lille pritet që ta shesë lojtarin këtë vërë dhe janë tri klube të interesuara për lojtarin. Pepe po pritet që të transferohet në Liverpool ose United, mirëpo edhe dy klubet evropiane kanë shprehur interesim për të. Për shërbimet e 24-vjeçarit janë të interesuara edhe Inter e Atletico.
Atletico ka hyrë në garë për të blerë lojtarin, pasi Griezman duket se do të transferohet në Barcelonë.
Ndërkaq, Interi po dëshiron ta bëjë një ekip me të fortë me trajnerin e ri Antonio Conte, me synimin për ta fituar titullin e kampionit në Serie A në edicionin e ardhshëm.























