12:24 / 24.06.2019
Punëtorët e RTK-së dhurojnë gjak
Punëtorët e Radio Televizioni të Kosovës (RTK), sot më 24 qershor, në hapësirat e veta të punës, janë duke dhuruar gjak.
Aksioni i dhurimit të gjakut është organizuar nga Sindikata e punëtorëve të RTK-së (SPERTK) në bashkërendim me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut të QKUK-së.
Këtij aksioni, që është i përvitshëm, i janë përgjigjur shumë të punësuar të RTK-së.

























