Loriana Kuka në çerekfinale, përballet me holandeze
BKT
Sport

Loriana Kuka në çerekfinale, përballet me holandeze

Loriana Kuka do të përballet në çerekfinale të Lojërave Evropiane me Guusje Stenhuis.

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, e ka nisur mbarë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.

Xhudistja jonë mposhti Katie Jemina Yeats Brown të Britanisë së Madhe, me shënim të artë në kategorinë -78 kilogramë, për të prekur çerekfinalen.

Kundërshtarja e ardhshme e Loriana Kukës në çerekfinale të garave të xhudos në LE Minsk 2019, është Guusje Stenhuis e Holandës.

Ajo është nënkampione e botës 2018, dy herë nënkampione e Evropës dhe një herë medaliste e bronztë e Lojërave Evropiane Baku 2015./GE/