13:29 / 24.06.2019
Loriana Kuka mposht xhudisten gjermane dhe mbetet në garë për medalje
Me një super waz-ari, Loriana Kuka ka mposhtur medalisten e bronztë evropiane, gjermanen, Ana Maria Vagner.
Dueli për pozitën e tretë ishte mjaftë i rreptë mes Lorianas dhe Marian Wagnerit ku deri në fund nuk dihej fituesi.
Loriana pati një përparësi pasi kundërshtarja e saj gjermania Anna Maria Wagner ishte pasive gjatë përballjes.
Kësisoj xhudistja kosovare mbetet në garë për medaljen e bronztë në Lojërat e dyta evropiane.























