VIDEO-Abdullahu: Na mungon edukimi për kursim të ujit të pijshëm
RTKlive
Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina së fundi ka filluar të furnizojë edhe Fushë Kosovën me ujë të pijshëm.
Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina”, Ilir Abdullahu, vlerësuar se investimi që është bërë në Komunën e Kosovës, është një investim që i ka bërë mbi 50 mijë qytetarë me ujë të pijshëm për 24 orë. “Ata konsumatorë kanë vajtuar për mungesë të ujit që nga pas lufta. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë dhe është lajm premtues”, tha Kryeshefi Abdullahu sot në “Studio e Hapur”, në RTK3. Ai tha se liqenet në Kosovë, varen nga reshjet e shiut dhe të borës.
“Keqpërdorimi i ujit është shuëm i madh në Kosovës, ata shkojnë shumë lartë. Ne duhet të edukohemi për resurset e ujit dhe kursimi. Ne varemi nga reshjet dhe kërkesat janë çdo herë në rritje “Ka rënie të liqeneve akumuluese.
Gjendja në Prishtinë, mund të jetë si sikur ka qenë vite më parë”, tha Kryeshefi Abdullahu sot në “Studio e Hapur” në RTK3.
Begolli: Ardhja e Diasporës vështirëson edhe më shumë krizën e ujët
Baton Begolli nga Këshilli Ndërministror për Menaxhimin e Ujërave dhe Thatësive, ka folur për krizën e ujin në Gjilan.
“Këto thatësira janë shpeshtuar, tash jemi në thatësi dhe kapacitetet ekzistuese nuk po mund t’i përballojmë. Në Gjilan është një situatë e rënd, duhet t merren mas preventive që të kursehet uji. Me thatësi e humbje që janë me 50 %, nuk duhet të lahen veturat me ujë, nuk duhet të lahen rrugët para shitoreve”, tha ai. 
Sipas tij edhe ardhja e Diasporës vështirëson edhe më shumë krizën e ujët. “Drini i madh është i vetëm që ka ujë të mjaftueshëm. Kosova në vetvete ka mungesë të ujit, dhe thatësira e godet atë”, tha ai.
Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë të në “Studio e Hapur” në RTK3.























