15:34 / 25.06.2019
Mustafa takon ambasadorin e Zvicrës, Jean-Hubert Lebet
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar sot me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.
Sipas njoftimit, Mustafa e njoftoi ambasadorin Lebet për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së, me theks të veçantë mbi dialogun Kosovë-Serbi, zgjedhjet brenda LDK-së, mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë PAN dhe zhvillimin socio-ekonomik në vend.
Poashtu, kryetari Mustafa e falënderoi shtetin e Zvicrës për përkrahjen e vazhdueshme dhënë vendit tonë. Njëkohësisht, shprehu përkushtimin e LDK-së për të punuar në zhvillimin e Kosovës.
Ambasadori Jean-Hubert Lebet, falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe vlerësoi rolin e LDK-së gjatë gjithë këtyre proceseve në Kosovë.























