Kuvendi nesër do të mbajë dy seanca të jashtëzakonshme

Kuvendi nesër do të mbajë dy seanca të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së enjte pritet të mbajë dy seanca të jashtëzakonshme.

Seanca e parë e jashtëzakonshme do të mbahet në orën 10:00 me të vetmen pikë të rendit të ditës – votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave.

Ndërsa në orën 11:00 do të mbahet seanca e dytë e jashtëzakonshme me një pikë të rendit të ditës. Aty do të diskutohet për gjendjen në arsim dhe vendimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Republikën e Kosovës.

Kujtojmë se edhe të hënën Kuvendi do të mbajë seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohet për Luginën e Preshevës.