Mustafa pret përfaqësues të qytetarëve nga Lugina e Preshevës

Mustafa pret përfaqësues të qytetarëve nga Lugina e Preshevës

Çështjet që i preokupojnë qytetarët nga Lugina e Preshevës të cilët jetojnë dhe punojnë në Kosovë janë diskutuar mes ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa, dhe përfaqësuesesve të qytetarëve me origjinë nga Lugina e Preshevës. 

Mustafa ka pritur sot në një takim përfaqësues të qytetarëve me origjinë nga Lugina e Preshevës.

Siç bëhet e ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, Mustafa, ka shprehur gatishmërinë e tij që ministria të cilën ai e drejton do të ju ofrojë zgjidhje për problemet e tyre në bazë të kompetencave që ka, si dhe mbetet i përkushtuar për ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për problemet rreth dokumentacionit për qytetarët e Luginës së Preshevës sidomos për nxënësit dhe studentët.