Lushtaku thotë se mbetet kryetar dege i PDK-së

Lushtaku thotë se mbetet kryetar dege i PDK-së

Sami Lushtaku nuk e ka ndërmend që të tërhiqet nga posti i tij si kryetar i degës së PDK-së në Skënderaj.

Lushtaku tha se ai do të vazhdojë të jetë kryetar i degës përderisa të vendos vet.

Javën e kaluar kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka marr vendim që të lirojë nga detyra të gjithë anëtarët e saj që kanë aktakuza.

Lushtakut i është ngritur një aktakuzë nga EULEX-i në rastin e ikjes nga QKU kur ishte akuzuar për krime lufte.

Lushtaku tha se askush nuk mund ta heq nga posti sepse askush nuk e ka vendos në atë post.

“As s’më ka caktuar kryetar të degës Kadri Veseli e as Hashim Thaçi. Unë tërhiqem kur dua vet”, tha Lushtaku për KosovaPress.

Lushtaku thotë se aktakuza ndaj tij nuk ka lidhje me korrupsion dhe e quan të shpikur nga EULEX-i mision ky të cilin thotë se nuk e njeh.