Jahjaga: Në Itali shpalosëm kërkesën për ndëshkim të krimeve të luftës

Jahjaga: Në Itali shpalosëm kërkesën për ndëshkim të krimeve të luftës

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka treguar se në seancën dëgjimore në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Italisë, të udhëhequr nga Kryetarja Marta Grande, ajo së bashku me aktiviste të tjera nga Kosova, kanë shpalosur kërkesën për ndëshkim të krimeve të luftës të ushtruara nga pala serbe në Kosovë, specifikisht, përdorimin e dhunës seksuale si mjet lufte dhe vënien e drejtësisë në vend.

"Serbia para 20 vjetesh synoi të na zhvesh nga dinjiteti njerëzor duke kryer një fushatë të egër të dhunimeve seksuale me qëllim të spastrimit etnik të shqiptarëve nga Kosova", ka theksuar Jahjaga.

Njoftimi i plotë: 

Sot, në seancën dëgjimore në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Italisë, të udhëhequr nga Kryetarja Marta Grande, unë së bashku me Ambasadoren Alma Lama, deputetet Znj. Mexhide Mjaku-Topalli, Znj. Saranda Bugujevci dhe Znj. Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, shpalosëm kërkesën tonë për ndëshkim të krimeve të luftës të ushtruara nga pala serbe në Kosovë, specifikisht, përdorimin e dhunës seksuale si mjet lufte dhe vënien e drejtësisë në vend.

Serbia para 20 vjetesh synoi të na zhvesh nga dinjiteti njerëzor duke kryer një fushatë të egër të dhunimeve seksuale me qëllim të spastrimit etnik të shqiptarëve nga Kosova.

Pasojat e luftës kanë bërë kthimin në normalitet shumë te vështire. Lufta nuk ka ndikuar vetëm në lidhjet ndër-etnike. Ajo ka përçarë komunitete gjithashtu. Përdorimi i përdhunimit si mjet lufte ka pasur për qëllim që të beje luftën të zgjasë përgjithmonë. 
Unë kam takuar qindra gra dhe burra të mbijetuar nga dhuna seksuale. Përjetimi i tyre i dhimbshëm është ende i gjallë, prej të cilit ato ende vuajnë nga lëndimet trupore dhe simptomat e rënda të çrregullimit të stresit post-traumatik.

Mënyra e vetme për t’i ndihmuar këto gra dhe burra që te vazhdojnë jetën pas tmerreve të luftës është drejtësia. 
Na duhet ndihma e komunitetit ndërkombëtar për të siguruar një paqe afatgjatë.

Autor: rtklive.com