19:40 / 26.06.2019
PSG refuzon ofertën e parë të Barcelonës për Neymar
Paris Saint Germain ka refuzuar ofertën e parë të Barcelonës për yllin e tyre, Neymar.
Mediet në Francë raportojnë se PSG ka hedhur poshtë një ofertë të Barcelonës për Neymar.
Presidenti i PSG-së ditë më parë në një deklaratë që u përfol në gjithë mediet sportive, la të kuptohet se Neymar mund të largohet nga Franca.
‘La Parisen’ raporton se klubi katalan ka informuar PSG se dëshiron rikthimin e Neymar për sezonin e ardhshëm, përcjell ‘lajmi.net.
Përgjigja e francezëve ka qenë negative në atë që ishte një dialog zyrtar mes klubeve, me Bartomeun që përfaqësonte Barcelonën.
Edhe pse nuk ishte ndonjë ofertë e madhe, Barca ishte e interesuar për gjendjen e lojtarit.























