10:29 / 27.06.2019
Meta pas takimit me Bashën: Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje evropiane
Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim kreun e PD-së Lulzim Basha, i cili pranoi ftesën për t’u takuar në presidencë.
Në Presidencë, Basha mbërriti rreth orës 09:00, takim i cili u zhvillua me dyer të mbyllura.
Në përfundim të takimit, Meta ka bërë të ditur se me kreun e PD-së diskutuan mbi krizën aktuale që po kalon vendi.
“Sot prita në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të diskutuar mbi krizën aktuale që po kalon vendi. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje evropiane nga të gjithë”, u shpreh Meta.
Një ditë më parë, presidenti ftoi për dialog kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha në Presidencë.























