"Je një mostër", reagon futbollisti ndaj akuzave të Pamela Anderson
BKT
Magazina

"Je një mostër", reagon futbollisti ndaj akuzave të Pamela Anderson

Futbollisti Adil Rami iu është përgjigjur akuzave të Pamela Anderson që është një `mostër` dhe se jetonte një jetë të dyfishtë gjatë lidhjes së tyre 2-vjeçare.

Rami reagoi me anë të një postimi në Instagram duke pretenduar se në asnjë moment nuk ka pasur një jetë të dyfishtë dhe se vetëm po mban marrëdhënie me fëmijët e tij dhe nënën e tyre, Sidonie Biemont.

Ndërsa futbollisti u shpreh se e respekton 51-vjeçaren dhe se dashuria e tij ndaj saj ka qenë gjithmonë e sinqertë.

"Pamela është një person që unë e respektoj shumë dhe për të cilën dashuria ime ka qenë gjithmonë e sinqertë. Kjo është ajo që dua të kujtoj", shkroi ai.


MË SHUME NGA Magazina