Urdhëroi rrahjen e dy valltareve, Cardi B mohon akuzat
BKT
Magazina

Urdhëroi rrahjen e dy valltareve, Cardi B mohon akuzat

Cardi B i ka mohuar akuzat për një sherr në një klub striptizmi në New York vitin e kaluar.

Ndaj reperes dhe dy anëtarë të ekipit të saj u ngritën 12 akuza për secilën, përfshirë sulm ngacmime dhe komplot.

Cardi, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Almanzar, u akuzua se urdhëroi sulmet ndaj dy striptisteve, pasi bashkëshorti i saj Offset e kishte tradhtuar me njërën prej tyre.

Ajo dhe dy të pandehurit duhet të dalin në gjykatë në shtator. Nëse shpallen fajtorë përballen me deri në 4 vite burg.

Cardi B shkoi në polici në tetorin e vitit të kaluar pas sulmeve të dyshuara që ndodhën në klubin Angels Gentleman's në Queens.

Striptistet thonë se u sulmuan duke pretenduar se Cardi dhe ekipi i saj hodhën shishe qelqi dhe alkool mbi to.

Striptistet janë motra dhe incidentet ndodhën pasi Cardi akuzoi njërën prej tyre se kishte lidhje me bashkëshortin e saj Offset.


MË SHUME NGA Magazina