13:54 / 27.06.2019
Joao Felix tek Atletico për 126 milionë euro
Klubi spanjoll ka paguar klauzolën që kërkonte Benfica për talentin portugez.
Joao Felix bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e Atletico Madrid, për të cilin klubi madrilen do të paguajë 126 milionë euro.
Benfica ka zyrtarizuar kalimin e talentit të saj tek Atletico për këtë shifër rekorde.
19-vjeçari portugez bëhet kështu lojtari me vlerën më të shtrenjtë i shitur ndonjëherë në kampionatin e Portugalisë.
Detajet rreth kontratës dhe pagës që Felix do të përfitojë tek Atletico do të bëhen të ditura vetëm pasi klubi ta zyrtarizojë transferimin e tij në Wanda Metropolitano.
Për Felix pati shprehur interesim edhe Manchester City.























