Kadetët e rinj inkurajohen t’i shërbejnë me nder Ushtrisë së Kosovës
BKT
Lajme

Kadetët e rinj inkurajohen t’i shërbejnë me nder Ushtrisë së Kosovës

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, kanë diplomuar sot 10 kadetë të rinj, të cilët janë graduar si togerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjenerata e kadetëve 2019, janë gjenerata e parë e të diplomuarve  në mandatin ushtarak të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjatë ceremonisë së diplomimit, këta të diplomuar u inkurajuan që të mos bëjnë kompromis me detyrën, nderin dhe atdheun.

Në mënyrë që të shërbejnë  me nder në Ushtrinë e Kosovës, për popullin, paqen dhe rreshtin e ushtrive të paqes.

 

Ilirianë Bunjaku së bashku me nëntë kadetë të tjerë të diplomuar, nga sot do t’i bashkohet rreshtit të Ushtrisë së Kosovës. Thotë se ndihet krenare për përgatitjet katër vjeçare që ka bërë, që sot të gradohet si togere në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ndërkaq, Endrit Hatri thotë se është shumë i lumtur që kanë përfunduar një rrugëtim të gjatë për katër vjet, për çka thotë se është krenar të shërbejë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Hatri vjen nga Shqipëria dhe tregon pse zgjodhi për t’i shërbyer Kosovës.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj,  tha se është i lumtur të shoh kadetët e FSK-së që diplomuan sot, gjenerata e parë në mandatin ushtarak të Forcës së Sigurisë së Kosovës, akademi kjo që është shndërruar si adresë edhe për vendet e rajonit.

 

E ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha tha se Forca e Sigurisë së Kosovës, është krenare për djemtë dhe vajzat që ka.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, kadetët e diplomuar me shërbimin e tyre do të bëjnë krenarë familjarët e tyre, për çka tha se janë pjesë e një forcë kredibile, të profesionalizuar, multietnike, për çka tha se janë duke e ndërtuar së bashku me aleatët.     

Berusha tha se qëllimi strategjik tha se kanë anëtarësimin në NATO.

E, komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama tha se qëllimi i të gjithëve duhet të jetë mbrojtja e vendit, dhe qytetarëve të saj.

Rama tha se kur filluan shkollimin e kadetëve 12 vite më parë, ishin skeptik për suksesin e këtij programi.

 Por,  ky model sipas tij i bazuar në model amerikan,  me punë ka arritur të jetë shembull jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Ai pati edhe një porosi për kadetët e diplomuar.

Gjatë ceremonisë së diplomimit është lexuar edhe urdhri për gradim, për gjeneratën 2019, për dy kadetë dhe femra dhe tetë meshkuj.

Ndryshe, kadetët e diplomuar janë: Ardit Gashi, Denis Bitri,Ylli Abazi, Valdrin Ismajli, Ardit Deliu, Dritëro Bajrami, Samet Kadria, Endrit Hatri, Jeta Berisha dhe Ilirianë Bunjaku.

Të njëjtit në fund kanë bërë betimin para komandantit të qendrës.

Në fund Dritëro Bajramit dhe Naim Smakollit, u janë ndarë mirënjohje për merita të veçanta


MË SHUME NGA Lajme