Këshilli i Evropës: Zgjedhjet do të vëzhgohen nga misioni i OSBE-së
Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, deklaron se “po ndjekim nga afër situatën në prag të zgjedhjeve lokale në Shqipëri”.
Në një njoftim të publikuar në faqen e KiE-së theksohet se zgjedhjet e 30 qershorit duhet të zhvillohen në përputhje me të gjitha detyrimet dhe standardet e duhura ndërkombëtare
“Ne po e ndjekim nga afër situatën në prag të zgjedhjeve të 30 qershorit në Shqipëri, të cilat duhet të zhvillohen në përputhje me të gjitha detyrimet dhe standardet e duhura ndërkombëtare për zgjedhje demokratike dhe po ashtu në përputhje me legjislacionin kombëtar. Në këtë kontest, ne duam të rikujtojmë se Këshilli i Evropës ka një marrëdhënie të gjatë dhe mjaft të konsoliduar me OSBE/ODIHR-in, i cili ka vendosur një mision për mbikëqyrjen e zgjedhjeve në Shqipëri”, thuhet në deklaratën zyrtare të KiE-së.























