14:43 / 27.06.2019
Rama reagon për 13 tetorin, 30 qershori e vetmja datë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë sapo presidenti Ilir Meta ka konfirmuar 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve lokale. Duke kërkuar mëshirë për presidentin, Rama thekson se data e vetme për zgjedhjet lokale është 30 qershori.
A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? Tani thjesht mëshirojeni
Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një dhe 30 qershori është e vetmja datë zgjedhjesh.























