Zv.presidenti i Barçës: Neymar dëshiron të vijë te ne
“Neymar dëshiron të kthehet te Barcelona”, – thotë zv.presidenti i klubit katalanas, Jordi Cardoner.
Megjithatë, nuk ka pasur asnjë bisedim me sulmuesin e PSG. Ylli Brazilian u largua nga “Camp Nou” për në kryeqytetin francez për shumën rekord të 222 milionë eurove, gjatë verës së vitit 2017. Cardoner u tha gazetarëve, kur u pyet në lidhjet me Neymar:
“Gjëja e saktë që duhet thënë është se Neymar dëshiron të kthehet te Barcelona, por nuk pajtohem me zërat se Barcelona është e merakosur për të nënshkruar me Neymar. Kjo e fundit nuk është temë diskutimi në tryezën e punës sonë. Ka shumë gjëra që lidhen me largimin e tij, që nuk më kanë pëlqyer, shumë gjëra. Ka edhe pretendime se ne kemi nënshkruar me Neymar, por asgjë nuk është e vërtetë. Ne nuk kemi nënshkruar me askënd. Nuk kemi asnjë kontakt me të. Ai dhe shumë të tjerë duan të luajnë për Barcelonën. Nuk më habit fakti që Neymar dëshiron të kthehet. Tashmë kjo ka ndodhur edhe më pare, me të tjerët. Janë kthyer Cesc Fabregas dhe Gerard Pique. Neymar është një lojtar i madh, por rrethanat se si u largua, gjithashtu, duhet të vlerësohen për të parë nëse kjo mund të bëhet realitet”.























