Balla: Meta, President i dekreteve nul
BKT
Shqipëri

Balla: Meta, President i dekreteve nul

Pak pasi presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dekretoi 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ritheksoi se data e zgjedhjeve mbetet 30 qershori.

AI në Top Talk ka thënë se dekreti për anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor është nul, çka po sipas Ballës, e bën nul edhe dekretin e marrë sot që i bazohet dekretit për zhdekretimit të 30 qershorit.

“Zgjedhjet vendore janë më 30 qershor, çmenduria e radhës e Metës nuk ka fare lidhje me atë çfarë shqiptarët do të bëjnë. Meta po luan një lojë të turpshme karnavalesh. 30 qershori i vulosur edhe me vendim Gjykate. Kolegji Zgjedhor e cilësoi të pavlefshme dekretin e Metës”, tha Balla.


MË SHUME NGA Shqipëri