20:06 / 27.06.2019
Palmer: Presim që zgjedhjet në Shqipëri të zhvillohen më 30 qershor
Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer tha se Shtetet e Bashkuara njohin datën 30 qershor si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri.
Palmer komentoi në përgjigje të pyetjes së "Zërit të Amerikës" lidhur me vendimin e presidentit Meta për të caktuar 13 tetorin si datë të re zgjedhjesh.
"Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor. Presim që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë e transparente. Pas zgjedhjeve, do te formohet Gjykata Kushtetuese dhe presim që mosmarreveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen permes institucioneve të vendit", tha Palmer.























